
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim drejtuesin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, dhe nënkryetarin e Këshillit Grevist, Ali Gashin, raporton Gazeta10.
Pas këtij takimi, edhe kreu i PDK-së pritet të zhvillojë një takim me zyrtarët në fjalë.
Këto takime po vijnë pasi grevistët e arsimit janë në një përplasje të hapur me Qeverinë e Kosovës meqë qeveria nuk ua ka plotësuar kërkesat e tyre dhe Ministria e Financave ua ka ndalur pagat grevistëve.
Për situatën e krijuar, ka pasur reagime të mëdha kundërshtuese nga shoqëria civile dhe nga subjektet opozitare. / Gazeta10