Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sërish kolona të gjata në Merdarë, deri në kaq orë shkon pritja

Gazeta10
12 Gusht 2023 - 16:41

Pika kufitare e Merdares është më e ngarkuara sa i përket fluksit të lëvizjeve.

Sipas Qendres për Menaxhim Kufitar të Ministrisë të Punëve të Brendshme, pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova, shkojnë deri në 340 minuta apo (pesë orë e 40 minuta).

Gjatësia e kolonës së veturave shkon deri në një kilometër e 200 metra, derisa për të hyrë në vendin tonë, pritjet janë deri në 200 minuta apo (tre orë e 20 minuta).

Më pak e ngarkuar paraqitet situata tek Dheu i Bardhë. Aty për të dalë nga Kosova pritjet zgjasin deri në një orë.

Kurse, për hyrë bashkatdhetarët nuk duhet të presin më shumë se gjysmë orë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.