Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kryetari i OEK-ut kërkon largimin e masave të BE-së që Kosova të përfitojë sikur vendet e rajonit

Gazeta10
12 August 2023 - 20:31


Janë bërë më shumë se një muaj kur Bashkimi Evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të mos-shtensionimit të situatës në veri të vendit. Këto masa sipas kryetarit të  Odës Ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafuna po ndikojnë edhe në zhvillimin ekonomik të vendit. prandaj ka kërkuar nga BE që masat të shfuqizohen e të përfitojë edhe sikur të gjitha vendet e tjera të rajonit.

Përderisa masat e vendosura nga Bashkimi Evropian po vazhdojnë të mbesin në fuqi, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna tha se pasojat do të jenë të mëdha për Kosovën.

Rafuna,tha se sektorët që po pësojnë më së shumti nga këto masa, janë sektori privat dhe ai i IT-së.

Ai i bëri thirrje Bashkimit Evropian që t’i shfuqizojë sa më shpejt këto masa dhe t’i kthehen normalitetit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës ka theksuar se nëse masat qëndrojnë ende në fuqi nga Bashkimi Evropian, pasojat do të jenë të mëdha për Kosovën.

Në fund të muajit qershor kanë hyrë në fuqi masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian, ku Kosovës iu ndalën fondet nga jashtë, vizitat të nivelit të lartë si dhe ato dypalëshe shkaku i mos-shtensionimit e situatës në veri të Kosovës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.