Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

​Osmani për zjarret në Hawaii: Solidarizohemi me miqtë tanë amerikanë

Gazeta10
13 August 2023 - 12:11

Presidentja Vjosa Osmani reagoi sot (e diele) për shkak të katastrofës me zjarret në Hawai që rrafshuan qytetin historik të Lahaina, duke shënuar zjarrin më vdekjeprurës në SHBA për më shumë se një shekull.

Osmani shkroi në rrjete sociale se është zemërthyese të shohësh shkatërrimet ndërsa shprehu solidaritetin e popullit të Kosovës duke i uruar shërim të shpejtë edhe të lënduarve.

“Është zemërthyese të shohësh shkatërrimet që po ndodhin nga zjarret mbi popullin e Hawait. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe miqtë tanë amerikanë gjatë këtyre kohërave të vështira. Zemrat tona janë me familjet e viktimave dhe i urojmë shërim të shpejtë të lënduarve”, shkroi Osmani.

Deri më tani 93 persona kanë humbur jetën nga zjarret në Maui. Numri i viktimave mund të rritet “dukshëm”, paralajmëroi guvernatori i Hawait, Josh Green.

Qindra mbesin të pagjetur ndërsa qindra të tjerë strehohen përtej ishullit pasi u larguan nga flakët.

Ndërsa zjarret tani janë kryesisht nën kontroll, përpjekjet për shuarjen e plotë të tyre po vazhdojnë në pjesë të ishullit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.