
“Stamford Bridge” ishte sot arena ku Chelsea dhe Liverpooli sfidaun njëra-tjetrën, me qëllimin kryesor, arkëtimin e tre pikëve.
Ndeshja e luajtur në kuadër të javës së parë në elitën e futbollit anglez përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Në epërsi të parët dolën mysafirët me anë të Diaz, pas një asistimi fantastik nga Mohamed Salah.
Ndërsa, për golin e barazimit u përkujdes ardhja e re te klubi londinez, Axel Disasi, i cili shënoi në debutimin e tij.
Chelsea dhe Liverpooli nisin sezonin me nga një pikë, me dy klubet që rikthehen në aksion në Premier League gjatë javës së ardhshme.