
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth shortit të gjyqtarëve si dhe do flasim si gjithnjë për Superligën e Kosovës.
Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Gramoz Vokrri, Tahir Lushtaku dhe Blendi Memaj.
Gjatë diskutimit për shortin e gjyqtarëve për ndeshjet e xhiros së parë, foli edhe Gramoz Vokrri.
“Kjo nuk është hera e parë që bëhen shkelje në FFK. Shkelja e kësaj konvente do të thotë që i bën keq më shumë vet gjyqtarëve.”, tha Vokrri.
Në diskutim e tutje, ai tha se ishte e habitshme mosreagimi i gjyqtarëve rreth këtij ‘skandali’.
“U befasova kur nuk pash ndonjë reagim nga gjyqtarët rreth kësaj çështje. Unë mendoj se është problematike kur e trajnon një refer në disa seminare e mandej referimi i tij varet nga një short”, tha ai në vazhdim.