Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Azemi i VV-së: Ndjej keqardhje për familjen atdhetare Mujeci

Gazeta10
15 August 2023 - 16:10

Ish-asamblisti i VV-së në Prishtinë Egzon Azemi i ka dalë në mbrojtje kolegut të tij të partisë, Besnik Mujeci i cili u arrestua me një sasi jashtëzakonisht të madhe droge në Shqipëri.

Në një postim në Facebook, ai tha se familja Mujeci është familje atdhetare dhe patriotike.

“Besniku e secili përson mbi 18 vjet është përsonalisht përgjegjës për veprimet e veta. Uroj që drejtësia ta thotë sa më parë fjalën e vet dhe para saj secili të jap përgjegjësi”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Për vrasjen e ndodhur në Bon Vivant, tha mos e fajsoni PDK-në dhe Uranin, edhe pse edhe të përfshiret në rast kanë lidhje me PDK.

Ndërsa për arrestimin e një prej rreth 200 asambleistëve të Lëvizjes tentojnë ta bëjnë lidhjen me VETËVENDOSJEN.

Edhe vet i kam kundërshtuar akuzat politike ndaj ngjarjes në Bon Vivant. Por kur i shoh sot disa që tregohen kaq hipokrit, nuk po arrij ta besoj se në çfarë niveli bijnë vetëm ta dëmtojnë sado pak Lëvizjen.

Në këto qaste ndjej keqardhje për familjen Mujeci që është një familje atdhetare dhe sigurisht se nuk e kanë të lehtë ta përballojnë këtë sfidë. Për një gjë jam i sigurt se edhe ata do kërkojnë përgjegjësi maksimale për këtë rast.

Besniku e secili përson mbi 18 vjet është përsonalisht përgjegjës për veprimet e veta. Uroj që drejtësia ta thotë sa më parë fjalën e vet dhe para saj secili të jap përgjegjësi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.