Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

VV-ja e përjashton asamblistin që u kap me 11 mijë pilula ekstazi

Gazeta10
15 August 2023 - 16:59

Lëvizja Vetëvendosje, respektivisht Komisioni Diciplinor i kësaj partie, e ka përjashtuar Besnik Mujecin, nga të gjitha struktyrat e VV-së.

Pasi u arrestua në Shqipëri, si pjesë e një grupi që merrej me trafik droge, nga ku u sekuestruan mbi 11 mijë pilula, ekstazi, VV tashmë e ka përjashtuar anëtarin e saj nga partia.

Ndryshe, jo shumë larg nga sot, Mujeci u emërua si aksionar në Ndërmarrjen Publike Stacioni i Autobusëve, e në raportet e Policisë në Shqipëri, përmendet pikërisht transporti me autobus, i drogës nga Kosova për në Shqipëri.

E plotë:

Pas marrjes së informacionit për arrestimin e asambleistit të Komunës së Prishtinës nga radhët e subjektit tonë, Komisionin Diciplinor i LVV menjëherë ka trajtuar këtë rast.

Si rrjedhojë Komisioni Diciplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mbledhjen e tij mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet e përkushtuar që dukuritë e tilla të dënueshme dhe kundërligjshme, janë absolutisht të patolerueshme dhe do të luftohen e ndëshkohen.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.