Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Gazetari nga Tirana zbulon detaje se si ra në pranga asamblisti i VV-së bashkë me katër të tjerë

Gazeta10
15 August 2023 - 18:52

Gazetari nga Shqipëria, Arsen Rusta në emisionin Info10 ka treguar në detaje se si erdhi deri tek arrestimi i ish asamblistit të VV-së, Besnik Mujeci.

Sipas tij, droga të cilën dëshiroi ta shiste Mujeci ishte vdekjeprurëse, raporton Gazeta10

“Asamblesiti Mujeci ka rënë në pranga për një vepër shumë të rëndë bëhet fjalë për droga sintetike, droga të cilat përtejë qefit që mund ti përdorin të rinjtë, pasojat janë mjaftë të rënda, sepse drogat sintetike janë droga që shkaktojnë vdekje masive, probleme e halucinacione”, tha ai.

Rusta shton se ish asamblisti kishte marrë rrugën nga Prishtina për në Shqipëri pasi ka parë në foto shumën e parave të dërguar nga “blerësi” (polici).

“Është një hetim i nisur prej katër muajsh bëhet fjalë për një vajzë e cila është lidere e grupit e cila është Ambra Miftari e cila kishte kontakte me tre shtetasit kosovar, gjithashtu edhe antarin e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe kanë parë me foto shumën e parave që do t’i paguajë ata kanë marrë rrugën nga Prishtina dhe vendtakimi ka qenë në Morinë, pala shqiptare ka refuzuar dhe ka kërkuar që të bëhet në Tiranë”, tha gazetari në Kanal10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.