
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica karrierën do ta vazhdojë në Turqi, por kësaj radhe te skuadra e Besiktasit.
Rashica ka arritur marrëveshje totale me Besiktasin për një kontratë katërvjeçare.
Për shërbimet e Rashicës, ekipi turk do të shpenzojë plot pesë milionë euro.
27-vjeçari vitin e kaluar ishte i huazuar te ekipi tjetër turk, Galatasaray ku edhe u shpall kampion në elitën e futbollit turk.