
Raporti: Gentiana Gashi
Presidentja Vjosa Osmani, pret nga bashkësia ndërkombëtare që të heqë masat e vendosura ndaj Kosovës, pasi sipas saj janë në disproporcion me veprimet e institucioneve të Kosovës. E para e vendit tha se masat e BE-së e dëmtojnë procesin e dialogut dhe se palët do të duhej të trajtoheshin të barabarta. Poashtu, Osmani kërkoi nga komuniteti ndërkombëtarë të rrisë presionin ndaj Vuçiq, që të ndal presionin ndaj serbëve në veri, dhe dhunën që përdoret nga strukturat ilegale aty.
Masat e vendosura nga Bashkimi Evropian për Kosovën sipas presidentes Vjosa Osmani, i bëjnë dëm procesit të dialogut Kosovë – Serbi.
Shkaku i këtyre masave, sipas Osmanit, del komplet jashtë binarëve dialogu, pasi sipas saj të dyja palët do të duhej të trajtoheshin në mënyrë të barabartë.
E para e vendit, thotë se këto masa janë vendosur shkaku i fushatave dezinforumese kundër Kosovës.
Derisa për marrëveshjen e Bratislavës, tha se Kosova e ka respektuar me besnikëri.
Presidentja foli edhe për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore, për çka tha se serbët atje janë të frikësuar të votojnë nga strukturat ilegale, përkundër dëshirës për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre.
Prandaj, Osmani bëri thirrje që presioni të jetë në Beograd.
Këto komente presidentja Osmani i bëri gjatë një vizite në komunën e Dragashit ku është pritur nga kryetari Bexhet Xheladini.
Me këtë rast, Osmani iu është drejtuar edhe këshilltarëve lokalë në Asamblenë komunale me një fjalim duke kërkuar angazhim mbi partiak për të zhvilluar Dragashin.
Derisa Xheladini, kërkoi nga Osmani që të shfrytëzojë autoritetin e saj për të çuar përpara disa projekte të cilat janë jetike për qytetarët e kësaj komune./Gazeta10