Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Haradinaj pyet Kurtin: Albin, a je me prokurorin a me Mujecin?

Gazeta10
16 August 2023 - 10:58

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga kryeministri dhe njëherit kryetari i VV-së, Albin Kurti të reagojë për arrestimin e asamblistit të tyre në Prishtinë, Besnik Mujeci, i cili i kap duke transportuar lëndë narkotike.

“Albin, a je me prokurorin a me Mujecin? Bëhu i gjallë!”, ka shkruar shkurt Haradinaj në rrjetin e tij social Facebook.

“Deri tani Kurti e ka mbajtur anën e të akuzuarve për korrupsion e krime të tjera. Do të duhej që edhe tani të rreshtohet e ta dijmë pozicionin e tij!”, ka shkruar tutje Haradinaj.

Kryeministri Kurti deri më tani nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me arrestimin e Mujecit, teksa nga Vetëvendosje kanë bërë të ditur se të njëjtin e kanë përjashtuar nga partia.

Në anën tjetër reagime ka pasur nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila i ka quajtur qesharake reagimet e partive opozitare në Kosovë, pas lajmit për arrestim të ish-asamblistit të VV-së, Besnik Mujecit, nën akuzat për transport të 11 mijë doza drogë, që kapin vlerën e 400 milionë eurove.

“Sa i përket akuzave të opozitës mua më duken qesharake sepse në momentin kur nuk beson as vet në atë që e thua është shumë problem të të besojë dikush tjetër. Ne konsiderojmë se akuza të tilla bëhen kur nuk ke fakte dhe vetëm tenton t’u hedhësh hi syve të qytetarëve”, ka thënë ajo.

Besnik Mujeci, asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, është arrestuar dje në Shqipëri bashkë me katër persona të tjerë nën dyshimet për trafikim me narkotikë.

Gjatë operacionit të Policisë së Shtetit u sekuestruan gjithsej 11 mijë e 300 tableta ekstazi MDMA, me vlerë tregu rreth 400 mijë euro.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.