
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Baha i është përgjigjur deputeti Ramush Haradinaj, pasi ky i fundit pyeti kryeministrin se a është me prokurorin apo me ish-asamblistin e arrestur, Besnik Mujecin.
Basha është shprehur se fakti që Mujeci është shkarkuar, tregon se me kë janë.
“Ramush, fakti që e kemi shkarku atë djalin kallëzon se me kë jemi”, ka shkruar Basha.
Tutje, ai tha se prokuroria nuk po është për drejtësi, pasi nëse do ishte, Haradinajt do të kishte dhënë përgjegjësi për rritjen e çmimit të shpronësimit të autostradës Kijevë – Zahaç, prej 31 në 42 milionë euro.
“Me ty në krye keni marrë vendim me pagu 11 milionë euro më shumë, me dyfishim të çmimeve të vetëm DISA parcelave, dhe ky vendim u bë publik me 31 dhjetor, natën e vitit të ri, që me kalu nën radar”, ka shkruar Basha.