Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama reagon ashpër kur pyetet se si ka ndikuar “Ballkani i Hapur” në marrëveshjen për lëvizjen me letërnjoftime

Gazeta10
02 September 2022 - 14:50

Pas nënshkrimit të katër marrëveshjeve të arrititura në Samitin që po mbahet në Beograd, në një konferencë të përbashkët për media, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se meritat për marrëveshjen Kosovë-Serbi i takojnë edhe Ballkanit të Hapur, raporton Gazeta10.

“Dje ka qenë dita më e bukur e Ballkanit të Hapur. Mund të kishte qenë ditë e keqe për Ballkanin. Për shumë të tjerë nga e gjithë bota, mund t’i kishim hapur dyert një lajmi të keq për tension për konflikt e rrezik lufte. Fatmirësisht ka ndodhur e para. Ky është Ballkani i Hapur, dhe kjo është zgjedhja që kemi bërë. Të shikojmë përpara, të afrojmë sa më shumë njerëzit me njëri-tjetrin, të kuptojmë njëri-tjetrin”, deklaroi kryeministri shqiptar.

Kur u pyet Rama, se cili ishte roli i Ballkanit të Hapur në marrëveshje, ai reagoi duke e ofenduar gazetaren e TV Klan.

“Më vjen shumë keq sepse kam shumë respekt ti hyn tek gazetarët që realisht respektojnë profesionin e tyre, por edhe ti si gjithë të tjerët jeni pjesë e një kohe që e ka kthyer transformimin e atyre që thuhen në tituj që nuk kanë lidhje me atë që thuhet. Nuk kam thënë asgjë të ngjashme, jo të njëjtë, me atë që ti citove. Unë kam thënë dicka tjetër: Zgjidhja që iu dha një ngëçci të gjatë dhe të përsëritur është një zgjidhje e kornizës së Ballkanit të Hapur në sensin që ne të gjithë këtu qarkullojmë me karta identiteti prej kohësh…këto rrugë që po jetëson Ballkani i Hapur, dhe sfondi i zgjidhjes së djeshme, ia kam thënë presidentit veç, ka konfirmuar qasjen e presidentit Vuçiq në raport me lëvizjen e njerëzve. ”, tha ndër të tjera Rama në konferencë./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.