Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Makina përplas këmbësorët në Los Angeles, 3 viktima dhe 3 të plagosur rëndë

Gazeta10
11 November 2026 - 8:53

Tre persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën rëndë në Los Angeles kur një makinë u përplas me këmbësorët pranë një stacioni autobusi dhe hyrjeje metroje në zonën e Hollywood-it Verior në SHBA. Mjeti thuhet gjithashtu se goditi një tezgë ushqimorE, ndërsa rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta.

Incidenti ndodhi të martën në North Lankershim Avenue, në një kryqëzim të ngarkuar në zonë. Sipas Departamentit të Policisë së Los Anxhelosit, një SUV i bardhë përplasi këmbësorët, duke vrarë tre persona. Zjarrfikësit e Departamentit të Zjarrfikësve të Los Anxhelosit (LAFD) që mbërritën në vendngjarje zbuluan se tre viktimat kishin pësuar lëndime fatale dhe nuk mund të ndihmoheshin.

Tre persona të tjerë u dërguan në spitalet e zonës në gjendje kritike, sipas Departamentit të Zjarrfikësve. Policia po heton rrethanat e sakta të aksidentit, ndërsa ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi devijimin e automjetit drejt këmbësorëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.