Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Edhe Gjykata e Apelit në Slloveni rrëzon padinë e Martin Berishajt për shpifje ndaj gazetarit që ia zbuloi skandalin

Gazeta10
16 August 2023 - 16:43

Gjykata e Apelit në Slloveni e ka refuzuar padinë e ambasadorit Martin Berishaj. Ky i fundit e kishte paditur për shpifje gazetarin Vitomir Petroviq, i cili ia zbuloi skandalin për tërheqjen e mijëra eurove.

Lajmin ekskluzivisht për Albanian Post e ka konfirmuar zyrtari për media i Gjykatës së Qarkut në Lubjanë, Mateja Jazbec.

Vendimi për hedhjen poshtë të ankesës së Berishajt është marrë me 7 korrik 2023.

Në përgjigjen e gjykatës sqarohet se pas vendimit nga trupi gjykues për të rrëzuar padinë private të Berishajt, tashmë është vendosur që edhe ankesa e tij të hidhet poshtë.

Gjykata kishte theksuar se Berishaj nuk ka mundur të vërtetojë asnjë prej pretendimeve të tij, andaj padia për shifje rrëzohet.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.