
Një grua është gjetur pa shenja jete në Lipjan.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes ka dalur ekipet relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.
Rasti është inicuar si “hetim mbi vdekjen”
“Lipjan 16.08.2023 – 07:22. Është raportuar se viktima femër kosovare ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin policorë.