Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bozhaniq e pranon se serbët e fshatit Zoqisht ishin të armatosur nga ushtria serbe

Gazeta10
17 August 2023 - 13:05

Dëshmitarja serbe Dragica Bozhaniq pasi ka mbaruar pyetjet nga prokuroria ajo ka filluar me pyetjet nga mbrojtja e Thaçit, Gregoru Keohe.

Dëshmitarja serbe kundër Thaçit dhe të tjerëve ka treguar për periudhën e korrikut 1998 në komunën e Rahovecit ku ajo aty banonte, shkruan Gazeta10.

Dëshmitarja pretendon se UÇK-ja kishte sulmuar familjen e saj dhe banorët përreth për t’i larguar nga shtëpitë e tyre e për ti mbajtur pastaj të ndaluar për një kohë të shkurtër.

Tutje ajo tregoj që nga ajo kohë nuk di asgjë për djalin dhe burrin e saj.

Ajo gjatë dëshmisë së saj ka pranuar se para se të fillonte sulmi nga pjestarët e e UÇK-së, serbët civilë të fshatit Zoqisht ishin armatosur nga Serbia.

Një pjesë e dëshmisë:

Avk: Ju bë pyetje nëse ndonjë prej burrave kishte qenë pjesë e Ushtrisë serbe dhe ju thatë jo. Mendoj se në deklaratën tuaj keni thënë që shumë prej burrave në fshatin tuaj  Zoqisht ishin të armatosur me armë?

Dsh: Po.

Avk: Kur filloi konflikti në Kosovë a është e saktë të thuhet që autoritetet serbe iu dhanë armë civilëve në fshatra të ndryshme?

Dsh: Kjo ka ndodhur përpara. Në cilat vite nuk e mbaj në mend. Ka ndodhur më herët.

Avk: Është fakt që burrat e fshatit tuaj në Zoqisht kishin marrë armë nga Serbia?

Dsh: Po

Avk: Autoritetet serbe iu jepnin armë civilëve edhe në demonstrata?

Dsh: Jo në protesta. Armët janë shpërndarë për burrat.

Avk: Le ta shohim dokumentin. Keni thënë gjatë demostratave në Kosovë i janë dhënë armë. Kushdo që ka marrë armë ka marrë armë në demonstrata. A ju kujtohet?

Dsh: Po.

Avk: Kur flisni për këtë doni të thoni që gjatë demonstratve në Kosovë autoritet serbe iu kanë dhënë armë serbëve?

Dsh: Po

Avk: A është e saktë se autoritetet serbe u kanë dhënë civilëve armë në gjithë Kosovën?

Dsh: Nuk e di për gjithë Kosovën.

Avk:Ditën kur ndodhi incidenti, shumë prej serbëve erdhën tek shtëpia e juaj. Apo jo?

Dsh: Po. Kur filluan të shtënat e mora vesh që ata kishin armë.

Avk: Kur filluan të shtënat ju pra e morët vesh që burrat serbë që janë në shtëpi kishin armë me vete?

Dsh: Po

Avk: Kur mbërritën në shtëpinë tuaj, kishin municion dhe jelek antiplumb?

Dsh: Kishte një jelek të veshur.

Avk: A kishte municion?

Dsh: Jo, jo. Ishte jelek ushtarak, por nuk kishte asgjë aty.

Avk: Ju keni thënë që ajo kishte një armë në duart e saj. Nuk e kishte në dorë, por me vete. Kur e keni thënë këtu, për kë e kishi fjalën?

Dsh: Pushka ime, është gabim. Unë nuk kisha fare armë. Ajo kishte një armë gjahu dhe e kishte lënë te karroca.

Avk: Gruaja për të cilën po flisnim, a kishte armë gjahu dhe municion?

Dsh: Nuk e kam parë këtë.

Avk: A pajtoheni me mua se para incidentit, serbët kishin shpërndarë armë për civilët serbë?

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.