
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka vazhduar përplasjet me deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin dhe ish-Kryetaren e Preshevës, tash këshilltare në Kryeministrinë e Kosovës, Ardita Sinanin.
Përmes një video të publikuar ku ka selektuar disa sekuenca të Kamberit dhe Sinanit, ku këta dy të fundit shihen të shtrëngojnë duart me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Arifi ka shkruar “”Kamberi deputet i Vuçiqit! A i besojnë shqiptarët më këtij?”.