Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Krasniqi: Me ndërtimin e rrugës “Ali Zeneli” në Mitrovicë do të përfitojnë rreth 700 familje

Gazeta10
19 August 2023 - 22:55

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka marrë pjesë në nisjen e punimeve të rrugës “Ali Zeneli” në Mitrovicë.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nga ndërtimi i kësaj rruge, do të përfitojnë rreth 700 familje.

Rreth 700 familje do të përfitojnë drejtpërdrejtë nga hapja dhe ndërtimi i rrugës “Ali Zeneli” në Mitrovicë, për të cilët, qarkullimi dhe jetesa do të bëhet më e lehtë me përfundimin e këtij projekti.” – ka shkruar Krasniqi.

Ai tutje është shprehur i lumtur dhe krenar me kryetarin, Bedri Hamza dhe ekipin e tij, për pamjen që po e merr cdo ditë qyteti i Mitrovicës. 

“Jam i lumtur dhe krenar me Bedriun dhe ekipin e tij, nën udhëheqjen e së cilit Mitrovica çdo ditë po merr pamje tjetër. Një qytet i organizuar, ku zyrtarët komunalë japin llogari dhe ku institucionet angazhohen çdo ditë për mirëqenien e qytetarëve të tyre, është gjithçka që kanë merituar mitrovicasit. Për Mitrovicën, megjithëse në mungesë të mbështetjes nga Qeveria qendrore, nuk do të ndalemi asnjë ditë.” – ka shkruar Krasniqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.