Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Boroci: Së bashku me Dinamon ishim pjesë e shortit, ishte zgjidhja e fundit

Gazeta10
20 August 2023 - 23:01

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth shortit të gjyqtarëve si dhe do flasim si gjithnjë për Superligën e Kosovës.

 Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Avni Haxhiu, Jeton Gashi dhe Sami Boroci. Në lidhje direkte të ftuar janë: Eroll Salihu dhe Genc Hyseni.

Gjatë diskutimit për Ligën e Parë të Kosovës, foli edhe Sami Boroci, drejtor i Prishtina e Re.

“Ishim të ftuar në një takim në FFK, si dy klube të sapopromovuara në Ligën e Parë të Kosovës. Na është thënë se është një short, për të vendosur se grupet e skuadrave për sezonin e ri”, tha ai.

Tutje, ai e shpjegoi mënyrën se si shkoi procesi i shortit.

“Klubi jonë, Prishtina e Re kishte përparësi në short pasi ishim kampion të Ligës së Dytë, andaj Dinamo mbeti e dyta. Nuk ishim dakord me short, mirëpo ishte zgjidhja e fundit për dy klubet.”, përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.