
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth shortit të gjyqtarëve si dhe do flasim si gjithnjë për Superligën e Kosovës.
Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Avni Haxhiu, Jeton Gashi dhe Sami Boroci. Në lidhje direkte të ftuar janë: Eroll Salihu dhe Genc Hyseni.
Gjatë diskutimit për Ligën e Parë të Kosovës, foli edhe Jeton Gashi, kryetar i KF Ulpiana 1926.
“Ministri, Hajrulla Çeku më shumë po tregon interesim për të zbuluar gurë, futbollin e sportin në përgjithësi e ka lënë anash”, tha ai.
Tutje, ai vazhdoi kritikat ndaj Ministrit Çeku dhe MKRS-së.
“Kemi qenë për mbi dhjetëra herë në MKRS, asnjëherë nuk kemi kryer punë, gjithmonë na injoronin, së fundmi na thanë se kemi shumë kërkesa po i shqyrtojmë. Unë mendoj se ministri është shumë i papërgjegjshëm.”, përfundoi ai.