Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Limaj – Kurtit: Po e rrënoni shtetin për shkak të eksperimenteve

Gazeta10
02 September 2022 - 17:24

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka hedhur akuza të forta ndaj shefit të Qeverisë, Albin Kurti.

Ai ka thënë se shteti po rrënohet për shkak të vendimeve të Kurtit dhe se kabineti qeveritar është duke bërë veprime eksperimentale, shkruan Gazeta10.

 “Shteti ka marrë një drejtim të gabuar në shumë skandale, e sfida e që po e rendojnë jetën e qytetarëve, dhe rreziku është për t’ia huqë drejtimin këtij shtetit. Kemi nevojë për angazhimin e përbashkët. Aktualisht, shteti i Kosovës po ballafaqohet me sfida të mëdha dhe në këto vite po drejtohet nga njerëz që fatkeqësisht po bëjnë eksperimente në shtetin e tyre”, ka thënë ai.

“Shteti dita ditës po rrënohet e çmontohet nga ato që e kemi ndërtuar për 20 vite. Nëse e lejojmë këtë, shumë shpejt shteti e nënkupton individin dhe e dini ju çfarë nënkupton kur shteti si funksionon që kanë elemente diktatoriale”, u shpreh ai në një konferencë për media. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.