Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Korenica i VV-së: Çmenduri përjashtimi i arsimtares, të shkarkohet Këshilli Drejtues i shkollës

Gazeta10
02 September 2022 - 18:23

Deputeti i Vetëvendosjes, visar Korenica e ka quajtur skandaloz dhe menduri vendimin për përjashtimin e arsimtares, Remzie Lezi në një shkollë në Suharekë, shkruan Gazeta10.

Korenica në Info10 në Kanal10 ka thënë se arsimtarja mund t’i kthehet procesit mësimor aty ku e ka lënë dhe se për të njëjtën çështje e njëjta do të duhej të ngrit edhe padi ndaj Këshillit Drejtues i cili e përjashtoi ai.

Ai madje kërkoi që ky këshill edhe të shkarkohet pas një vendimi të tillë.

“Vendim skandaloz. Çmenduri në të njëjtën kohë. Ky dokument nuk prodhon akt juridik sepse Këshilli Drejtues nuk është organ që punëson mësimdhënësit. Por, është Drejtoria e Arsimit u jep punë mësimdhënësve. Në këtë drejtim mësimdhënësja lirisht mundet me u kthy në procesin mësimor dhe nuk ka kurrfar pengese me vazhdu. Ajo çka duhet me bë është me ngrit një padi ndaj këtij Këshilli, duhet me ngrit po ashti si rast me shkarku këtë Këshill Drejtues se po shihet që jaën të papërgjegjshëm. Në tre rreshta fjali i ka mbi 20 gabime gjuhësore”, tha Korenica. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.