
Nënkryetarja e LDK-së, Jehona Lushtaku-Sadriu gjatë konferecës së mbajtur sot për media tha se Ministria e Arsimit, shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në emer të kursimit të buxhetit ka vendosur një variant të ri i cili do jetë më i kushtueshëm për buxhetin e Koosovës, e ai është blerja me pakicë e librave.
Ajo tutje tha se ky vendim do të shkaktojë kosto më të lartë për buxhetin e shtetit tonë pasiqë përfshihet kostoja e shitjes me pakicë, kostoja e distribuimit të librave dhe kostoja e menaxhimit të ekzekutimit të mjeteve tek prindërit.
“Ministria në emer të kursimit të buxhetit ka vendosur të zgjedhë një variant të ri i cili do jetë shumë më i kushtueshem për buxhetin e Kosovës, me këtë vendim qeveria jo që nuk do të kursejë por do dëshmohet që blerja me pakicë e librave do të shkaktojë kosto më të lartë për buxhetin e shtetit tonë. Çmimi i librave do dalë më i shtrejtë për shkak se në çmim do përfshihet edhe kostoja e shitjes me pakicë, kostoja e distribuimit të librave dhe kostoja e menaxhimit të ekzekutimit të mjeteve tek prindërit”, tha Sadriu. /Gazeta10/