Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryetari i Sindikatës: Kërkojmë pagat e muajit gusht, ne nuk jemi në grevë

Gazeta10
02 September 2022 - 22:20

Raporti: Saranda Alshiqi/Kanal10

Para Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjarë në Prishtinë, është zhvilluar protestë nga punëtorët shëndetësorë. Kjo për shkak të mosekzekutimit të pagave. Kryetari i Shoqatës Sindikale të QKMF-së, Sherif Makolli, e quan vendimin e qeverisë si të padrejtë, pasi kjo sindikatë nuk ka mbështetur grevën. Vendimin e Ministrisë së Financave të papërgjegjshëm e quajti edhe Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, shkruan Kanal10.

Punëtorët shëndetësorë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, kanë protestuar për 15 minuta.

Kohën e pauzës e kanë shfrytëzuar për të shprehur pakënaqësitë e tyre për pagat që s’i morën.

Ata thonë se mosekzekutimi i pagave për muajin gusht nga qeveria, i ka dëmtuar të gjithë, veçanërisht në këtë periudhë kohore.

Kryetari i shoqatës sindikale të QKMF-së në Prishtinë, Sherif Makolli, ka thënë se protesta është  shenjë revolte për mosekzekutimin e pagave.

Mosekzekutimin e pagave për stafin mjekësor, kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu e ka quajtur përgjegjësi totale të qeverisë.

Pas hyrjes në grevë të punëtorëve të sektorit publik më 25 gusht, Ministria e Financave të mërkurën, ka marrë vendim për mosekzekutimin e pagave. Për këtë ka reaguar Federata Sindikale e Shëndetësisë.   /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.