
Eldi Allushi, 26-vjeçari i cili përfundoi në digën e liqenit pasi u përplas në bordurën ka dëshmuar se shkak i aksidentit ka qenë një defekt teknik i makinës.
Në dëshminë e dhëne para policisë shoferi i x6 ka pretenduar se atij se i ka mbetur stakuar gazi i mjetit
Efektivët mundën ta lokalizojnë rreth orës 15:00 të së martës, ndërkohë që ngjarja ndodhi rreth orës 05:15 të mëngjesit të po së njëjtës ditë.
26 -vjeçari është arrestuar për 3 akuza, shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor, largim nga vendi i aksidentit dhe shkatërrim prone, pasi ka dëmtuar infrastrukturën rrugore.