Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çfarë po ndodhë me asamblistin e VV-së të arrestua për trafikim ndërkombëtar të drogës?

Gazeta10
23 August 2023 - 13:48

Besnik Mujeci asamblisti i VV-së dhe  katër persona  të tjerë u kapën me drogë të llojit ekstazi në Tiranë  dhe nga kjo humben pothuajse gjithçka.

Pasojat për këtë veprim Mujeci i mori menjëherë duke lënë kështu vetën në burg si dhe duke u përjashtuar nga partia si asamblisit i VV-së.

Pasi që u gjetën 11.300 doza të llojit të drogës ekstazi  ai u vë në paraburgim   nw qendër të Tiranës dhe  vazhdon të qëndroj aty pa afat të caktuar.

E ky veprim i Mujecit nuk e pëlqyen bashkëpartiakëve të tij, Lëvizja Vetëvendosje ku nuk humbën kohë dhe menjëherë njoftuan Komision Hetimor për ta përjashtuar nga partia.

 “Pas marrjes së informacionit për arrestimin e asambleistit të Komunës së Prishtinës nga radhët e subjektit tonë, Komisionin Diciplinor i LVV menjëherë ka trajtuar këtë rast. Si rrjedhojë Komisioni Diciplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mbledhjen e tij mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, konfirmoi anëtari i VV-së në KQZ, Alim Rama.

Dënim meritor për asamblistin e VV-së në Prishtinë e kërkoi edhe ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.Sipas saj, veprimet për të cilat dyshohet Mujeci janë krime të rënda.

“Komisioni Disiplinor mori vendim për përjashtimin e Besnik Mujecit nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Veprimet për të cilat është arrestuar Besnik Mujeci janë krime të rënda dhe institucionet e drejtësisë duhet ta marrin dënimin e merituar!”, ka thënë ministrja e

 Mujeci në zgjedhjet e fundit lokale ishte ndër më të votuarit në listën e VV-së për asamblistë.

Sipas Policisë së Shtetit, fluksi i sezonit turistik në Shqipëri këtë verë u shfrytëzua edhe për trafikim të drogës nga Kosova në Shqipëri.

Droga u tha se transportohej përmes linjave të autobusëve Prishtinë-Tiranë. Policia e Shtetit ka njoftuar se pasi droga arrinte në Tiranë, ajo transportohej me vetura të marra me qira.

 “Për arritjen e marrëveshjeve me shpërndarësit e drogave sintetike në Shqipëri, trafikantët kërkonin pagesa paradhënie, ose edhe lënien e automjeteve si garanci” – thuhet në njoftim të Policisë së Shtetit në Shqipëri.

Përpos tabletave të ekstazisë MDMA, Policia e Shtetit gjatë aksionit ka sekuestruar edhe një sasi lënde narkotike kanabis, një automjet si dhe 5 telefona. Dy kosovarët, Mithat Ramadani dhe Besnik Mujeci, si dhe tre bashkëpunëtorët e tyre nga Shqipëria, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia, do të qendrojnë në qeli deri në fund të hetimeve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.