Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Rrahmani pritet të debutojë ndaj Craiovas

Gazeta10
24 August 2023 - 16:19

Sulmuesi Albion Rrahmani pritet të debutojë te Rapid Bukureshti në ndeshjen ndaj Craiovas. Kjo ndeshje zhvillohet të premten mbrëma dhe i takon xhiros së pestë të kampionatit të Rumanisë. Nëpërmjet një njoftimi të enjten, Rapidi ka njoftuar se Rrahmani është përfshirë në listë për duelin në udhëtim ndaj Craiovas.

Kjo ndeshje nis në orën 20:30. Rrahmani muajin e shkuar iu bashkua Rapidit nga Ballkani i Suharekës për 600 mijë euro. Ai deri më tani nuk ka mundur të debutojë për shkak të dokumenteve, duke pasur parasysh se Rumania nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. 22-vjeçari ka kontratë me Rapidin deri në vitin 2026.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.