Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vazhdon kërkimi i personit të zhdukur nga Ferizaj

Gazeta10
24 August 2023 - 20:36

Ka vazhduar kërkimi i personit të zhdukur nga fshati Greme e Ferizajt,  ILAZ (TAHIR) SEJDIU i lindur me 19.10.1932, me banim në fshatin Greme, komuna Ferizaj, i cili me datën 17.08.2023 rreth orës 07:10 kishte dalur nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, njofton policia.

Ekipet e policisë rajonale të Ferizajt në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës,”Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim”, vullnetarët nga  “Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës”, pjesëtarë të Brigadës së Zjarrëfikësve të Ferizajt, zyrtarë të Drejtorisë së Emergjencave të komunës së Ferizajt janë në kërkim të personit të zhdukur.

“Policia Rajonale e Ferizajt ka marr autorizimet nga prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikim e të dhënave të tij dhe kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve.
Ai është i gjatë 170 cm, peshon 75 kg, sy kafe, flokë të thinjura. Kishte të veshura: pantollona  dhe xhaketë ngjyrë kafe, këpucë të zeza me shirita ngjitës dhe me plis të bardhë”, njofton policia.


Të gjithë ata që kanë informacione, që ndërlidhet me personin e zhdukur, policia apelon ta njoftoni menjëherë policinë, stacionin më të afërt të policisë, apo përmes numrit kujdestar 192 dhe aplikacionit digjital” Lajmëro Policinë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
17 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.