Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ekskluzive: Zbardhet biseda mes gjeneralëve Clark dhe Naumann me Millosheviqin pas masakrës së Reçakut (Dokument)

Gazeta10
26 August 2023 - 11:31

S’ka më sekrete. Dhjetra letra, telefonata e biseda në kohën e luftës në Kosovë ndërmjet akterëve kryesorë të botës janë zbardhur nëpërmjet autorit Marc Perry në librin e botuar këtë vit “War on their own words – Kosovo series”, raporton Gazeta 10.

Në këtë libër me dokumente të deklasifikuara që përfshin periudhën qershor 1998 dhe shtator 1999 ofrohen shumë informacione me rëndësi për rrjedhën e luftës, ndërhyrjen e bisedat plotë tension mes Bill Klintonit, Tony Blairit, Hashim Thacit, Ibrahim Rugovës, Millosheviqit, Madeline Albright e të tjerëve.

Gazeta 10 ka siguruar ekskluzivisht përmbajtjen e këtij libri të veçantë dhe dokumentet sekrete të asaj periudhe dhe do t’i botojë gjatë ditëve në vazhdim.

Sot po shkëpusim detaje nga takimi që kishin gjenerali Wesley Clark dhe gjenerali Klaus Naumann me Millosheviçin në Serbi, pas masakrës që shteti serb bëri mbi civilët shqiptarë në Reçak, me 15 janar 1998. Takimi përshkruhet si një takim i tensionuar që zgjati shtatë-orë.

Siç përshkruan autori në libër, gjenerali Naumann gjatë takimit me Milosheviqin, asaj që kishte ndodhur në Reçak iu ishte referuar si masakër duke thënë “Le të flasim për masakrën”.

Millosheviq: “Nuk është masakër. Populli ynë nuk do ta bënte një gjë të tillë”.

Naumann: “Shumë mirë. Dhe si e dini këtë?”

Millosheviq: “Ne e dimë këtë. Ne po bëjmë një hetim, i cili do ta tregojë këtë, njerëzit tanë nuk e bënë këtë.”

Millosheviq kishte refuzuar të lejojë prokuroren e krimeve të luftës, gjykatësen Louise Arbor, të vizitojë Raçakun për të verifikuar atë që kishte ndodhur më të vërtetë.

Clark: A do të lejohet Louise Arbor të shikojë  vendin e masakrës?”

Millosheviq: “Po, nëse flisni me ministrin e drejtësisë;

Clark: “Zoti President, le të jemi të sinqertë me njëri-tjetrin. Ju nuk do ta lejoni atë hyjë atje dhe bëjë një hetim. Ju nuk do ta lini atë të shohë vërtet se çfarë ndodhi. Thjesht lëreni të hyjë, ose na tregoni se nuk do të lejohet ta bëjë këtë.”

Millosheviq: “Ajo nuk do të lejohet ta bëjë këtë”.

Clark: “I ke thënë Holbrooke-t se Kosova është ‘më e rëndësishme se qafa jote’. Çfarë do të thuash me këtë?”

Millosheviç: “Kam thënë se Kosova është më e rëndësishme se koka ime”. [vazhdon tema: Kosova është djepi i qytetërimit serb. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.