Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryeziu godet Elvis Hoxhën: Soji i tij, po na e bën Shqipërinë të largët

Gazeta10
03 September 2022 - 9:53

Aktivisti i shoqërisë civile, drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu ka kritikuar deklaratat e këshilltarit të kryeministrit Kurti, Elvis Hoxha ndaj kryesindikalistit Rrahman Jasharaj.

Ai ka shkruar se “qëndrimet e Hoxhës dhe sojit të tij, po e largojnë cdo ditë nga Shqipëria.

“Kur Elvis Hoxha dhe të ngjashmit si ai, flasin për patriotët dhe tradhtarët shqiptarë të Kosovës, shajnë simbolet, kombëtaren, pavarësinë, vetëm sa ma kanë shtuar  krenarinë dhe më kanë fuqizuar dashurinë për Republikën, simbolet e saj, sakrificën dhe gjakun ku kemi ngjyer bukën, e për ditë e më shumë ma kanë ba të largët Shqipërinë e Elvisit dhe shpurës së tyre. Me u deklaru për bashkim kombëtar dhe tanë kohën me qenë të angazhuar kundër bashkimit, këtë e ka bë soji i Elvisit dhe shpura e tyre, jo sot por me vite të tëra. Ne e duam një Shqipëri tjetër, më njerëzore e më shqiptare, se sa kjo që na ofron Elvisi&Co” ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.