
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth shortit të gjyqtarëve si dhe do flasim si gjithnjë për Superligën e Kosovës.
Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Avni Haxhiu, Jeton Gashi dhe Sami Boroci. Në lidhje direkte të ftuar janë: Eroll Salihu dhe Genc Hyseni.
Gjatë diskutimit për Ballkanin, foli edhe Arbnor Morina.
Ndihmëstrajneri te Kosova, tha se Ballkani po tregon filozofi të qartë për lojë.
“Klubi i Ballkanit po tregon karakter e vizion me rezultatet e treguara. Si klub po stabilizohet, ka qenë superior në ndeshjen ndaj BATE-s.”, tha ai.
Tutje, ai bëri një dallim se pse Ballkani nuk mund të arrijë suksesin e Dinamo Zagrebit, pasi ai tha se Ballkani ka tejkaluar nivelin e Kosovës.
“Ballkani ka tejkaluar nivelin e Kosovës, mirëpo edhe në nivelin e Dinamo Zagrebit nuk mund të arrijë, sepse ata e kanë prapa Qeverinë e vendit, gjersa në Kosovë, kjo nuk ndodhë.”, shtoi tutje ai.