Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Leci: Ballkani nuk është befasi, Ballkani i sotëm është realitet

Gazeta10
27 August 2023 - 23:14

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth shortit të gjyqtarëve si dhe do flasim si gjithnjë për Superligën e Kosovës.

 Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Avni Haxhiu, Jeton Gashi dhe Sami Boroci. Në lidhje direkte të ftuar janë: Eroll Salihu dhe Genc Hyseni.

Gjatë diskutimit për Ballkanin, foli edhe Liridon Leci.

Analisti i emisionit “Kampionët”, tha se Ballkani po tregon paraqitje të jashtëzakonshme.

“Ky Ballkan nuk është befasi, është realitet, skuadra e Ilir Dajës po tregon paraqitje të mira në Evropë”, tha ai.

Tutje, ai foli pak edhe për meritën e trajnerëve te Ballkani.

“Të tri trajnerët, si Ismet Munishi, si Bekim Isufi e si Ilir Daja kanë meritat e veta për periudhat e veta në klub.”, vazhdoi ai.

Leci foli edhe për disa lojtarë të Ballkanit pas paraqitjeve të mira të tyre.

“Ballkani ka disa lojtarë që unë mendoj se meritojnë të luajnë diku më lartë se në Kosovë, e ata janë Kuc, Korenica e disa të tjerë.”, përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.