Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ish-ambasadori Bosch: Serbia po luan lojë dinake, kur do ta kuptojnë këtë ndërkombëtarët?

Gazeta10
29 August 2023 - 12:43

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka thënë se Serbia po luan lojë dinake sa i perket normalizimit  të marrrëdhenieve me Kosovën, sipas tij për Serbinë normalizim do të thotë që Kosova të jetë pjesë e saj.

Tutje ai tha se Presidenti Vuçiq hodhi poshtë marrëveshjen e Ohrit në të njëjtën ditë që është hartuar dhe  se as nuk u qortua për këtë gjë.

Bocsh tutje shtroi pyetje dhe tha se kur do ta marrim drejtësinë në rajon.

“Një tjetër dëshmi e lojës dinake që po luan Serbia: për ta normalizimi do të thotë Kosova pjesë e Serbisë! Kur do ta kuptojnë më në fund ndërkombëtarët? Vuçiq e hodhi poshtë marrëveshjen e Ohrit në të njëjtën ditë që ishte hartuar dhe as nuk u qortua për ketë. Kur do ta marrim drejtësinë në rajon?”, tha ai. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.