Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dogana zbulon sasi të konsiderueshme të barnave të kontrabanduara (FOTO)

Gazeta10
29 August 2023 - 16:39

Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me barna, raporton Gazeta10.

Në njoftim thuhet se është zbuluar një sasi e madhe barnash të kontrabanduara nga Shqipëria dhe Serbia.

Këto mallra janë konfiskuar, ndërsa personat e përfshirë ne rast kanë filluar procedurat ligjore për kundërvajtje.

“Prishtinë 29 gusht 2023, në Regjionin e Prishtinës, Dogana e Kosovës, e përkrahur nga Policia e Kosovës, ka ndaluar një automjet të dyshuar. Në këtë rast është zbuluar një sasi e konsiderueshme barnash të kontrabanduara nga Shqipëria dhe Serbia.

Mallrat ekontrabanduara janë konfiskuar dhe procedurat ligjore kundër personave të përfshirë në këtë kundërvaje kanë filluar. Dogana e Kosovës, së bashku me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, vazhdon të jetë e përkushtuar në luftën kundër krimit dhe në ruajtjen e shëndetit të popullsisë”, thuhet në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.