Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Sot shënohet dita ndërkombëtare e personave të zhdukur

Gazeta10
30 August 2023 - 9:37

Më shumë se dy dekada pas përfundimit të luftës, në Kosovë vazhdojnë të mungojnë edhe mbi 1600 persona, të zhdukur me dhunë.

Në këtë ditë Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të bëjnë nderime te Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë.

Gjithashtu, Zyra e Kryeministrit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, do të organizojnë homazhe pranë përmendores dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.

Homazhet do të fillojnë nga ora 10:00.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, të zhdukur kanë qenë rreth gjashtë mijë e 500 persona.

Që nga ajo kohë janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri më tash janë gjetur rreth 70 për qind e të zhdukurve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.