Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Respekt për kryeministrin” – Cili është mesazhi i fundit që Rama i ka dërguar në telefon Kurtit?

Gazeta10
30 August 2023 - 10:46

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në emisionin “Gallatë” me Arben Ahmetin, në Kanal10 ka folur edhe për raportet me kryeministrin e vendit, Albin Kurti duke thënë se “e kemi kryeministër, duhet me pasë respekt për kryeministrin”, raporton Gazeta10.

Ai tutja ka treguar se ka kërkuar takim me kryeministrin Kurti, por se ende nuk e ka marrë një përgjigje.

“Unë e njoh Albinin moti dhe takohemi nëpër raste të ndryshme, nëpër organizime të ndryshme. E kam ftu me u taku dhe me folë drejtëpërdrejtë rreth nevojave të kryeqytetit dhe mundësisë së bashkëpunimit. Ende jam në pritje, kurrë nuk ka thënë jo, por ende nuk e kemi një datë për takim, u shpreh Rama në emisionin “Gallatë” me Arben Ahmetin.

Ai tutje tha që shpreson që nuk i shkon mandati pa e takuar sepse sipas tij zhvillimi i kryeqytetit është plus edhe për qeverinë. “Bashkëpunimi i mirëfilltë sjell të mira për të gjithë”, tha Rama.

Me kërkesë të Ahmetit, Rama ka lexuar mesazhin e fundit që ia ka dërguar Kurtit. Mesazhi i fundit ishte urimi që Rama i kishte dërguar Kurtit për vitin e ri 2023. Rama ka treguar që as këtë mesazh nuk ia kishte kthyer Kurti. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.