
I dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka vizituar Srebrenicën duke thënë sSHBA-ja është “thellësisht e përkushtuar ndaj këtij vendi dhe banorëve të saj.
Ai tutje ka thënë që si SHBA mbeten të përkushtuar në mbështetjen e tyre për Bosnjë e Hercegovinën në rrugën e saj euroatlantike.
Përmes një video të publikuar në rrjetin social “X”, në faqën e Ambasadës Amerikane në Sarajevë, Escobar njoftoi se ka bërë homazhe te Memoriali në Srebrenicë për viktimat e gjenocidit të kryer në korrik të vitit 1995.
“Shtetet e Bashkuara nuk do të harrojnë kurrë dhe do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje për të gjithë ata që kërkojnë të gjejnë të zhdukurit,të cilët përpiqen të marrin përgjigje për pyetjet, të cilët ofrojnë mbështetje për të mbijetuarit dhe kërkojnë drejtësi për mizoritë e kryera”, tha i dërguari amerikan.
Ai tutje tha se mohimi i gjenocidit dhe glorifikimi i kriminelëve të luftës u shkakton dhimbje viktimave dhe vuajtje familjeve të tyre.
The United States remains committed to Srebrenica and its citizens, and we remain steadfast in our support for Bosnia and Herzegovina on its Euro-Atlantic path. pic.twitter.com/Cae0X2Qq6n
— US Embassy Sarajevo (@USEmbassySJJ) August 29, 2023