Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vrasje në Rrogozhinë, 25-vjeçari godet me thikë fqinjin

Gazeta10
20 June 2026 - 23:26

Një 60-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së shtunës në Rrogozhinë, pas një konflikti të çastit me fqinjin e tij.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50 në lagjen “Mollaj”.

Dyshohet se shtetasit M. M., rreth 25 vjeç, dhe Rr. M., rreth 60 vjeç, janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, gjatë të cilit janë përdorur mjete prerëse, shkruan Euronewsal.

Si pasojë, 60-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka humbur jetën.

Policia thotë se pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

Prokuroria e Durrësit po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.