Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përplasen disa kamionë në Gjermani, 2 të vdekur

Gazeta10
30 August 2023 - 19:24

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një autostradë në Gjermani, ku për pasojë kanë humbur jetën 2 persona dhe një person ka mbetur i plagosur.

Mësohet se një kamion me materiale të rrezikshme u përplas me 3 kamionë të tjerë dhe më pas kamioni i 5-të u përplas me katër të tjerët, sipas AP News.

Prej përbërjes së materialeve brenda në kamionë, u raportuan disa shpërthime dhe banorëve pranë vendngjarjes iu kërkua të qëndronin në shtëpi me dritaret e mbyllura për të shmangur ekspozimin ndaj tymit.

Gjithashtu u raportua se autostrada mbeti e mbyllur mëngjesin e së mërkurës për shkak se mund të kishte shpërthime të tjera.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.