
Sipas raportit policor 24 orësh, është arrestuar një person në Istog me datën 2 shtator, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’ ndaj viktimës femër, raporton Gazeta10.
Sipas njoftimit, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftim i plotë:
“Istog 02.09.2022 – 01:00. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili përmes rrjetit social dyshohet se ka kryer veprën penale ‘keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’ ndaj viktimës femër. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”/Gazeta10.