
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka vizituar Ambasadën e Serbisë në Uashington.
Njoftimin për këtë e ka dhënë, ambasadori serb, Marko Gjuriq përmes një postimi në rrjetin social “X”.
Gjuriq ka treguar që Cholletit i ka përcjellë mesazhe që “Ne duam që bashkëpunimi të jetë edhe më i mirë në të ardhmen, dhe jemi të përkushtuar të punojmë metodikisht në këtë”.
“Ne duam që bashkëpunimi të jetë edhe më i mirë në të ardhmen dhe ne jemi të përkushtuar të punojmë metodikisht në këtë, këto ishin mesazhet e palës serbe që kisha kënaqësinë t’ia adresoja Shkëlqesisë së tij, Dereck Collet, këshilltar i Departamentit të Shtetit, i cili, i shoqëruar nga kolegët e tij, vizitoi Ambasadën serbe në Serbi, afër Shtëpisë së Bardhë”, ka shkruar Gjuriq në rrjetin social “X”.