
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se s’janë njoftuar nga Qeveria për shtesën prej 50 euro për punonjësit e sektorit publik nga muaji shtator.
“Nuk është problemi vetëm te 100 eurot, kemi edhe kërkesa të tjera si Ligji për Paga etj. Nuk e kemi marrë ende njoftimin, do të shohim çka do të thotë anëtarësia dhe se çka do të vendosin organet e BSPK-së”, ka thënë Jasharaj për Kohën.
Ai ka deklaruar se pas këtij vendimi, do të mblidhen në BSPK ku anëtarësia do të vendosë për hapat e mëtutjeshëm, derisa ka shtuar se problemi i tyre nuk është vetëm te kërkesa prej 100 euro në pagat e tyre deri në miratimin e Ligjit për Paga./Gazeta10.