Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KMDLNj kërkon nga prokuroria të hetohen kërcënimet ndaj Jasharaj

Gazeta10
03 September 2022 - 14:24

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut përmes një komunikate për media ka kërkuar nga prokuroria e shtetit që të hetohen kërcënimet ndaj kryetarit të SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, raporton Gazeta10.

Si dëshmi për nisje të hetimeve mund të merren postimet e zyrtarit të VV-së, Elvis Hoxhës.

“KMDLNj ftonë Prokurorinë e Shtetit të nisë hetimet për kërcënimet që po i bëhen Rrahman Jasharajt e që mund t’i rrezikojnë jetën si dhe familjen. Si dëshmi për nisje të hetimeve mund të merren postimet e Elvis Hoxhës, Hysamedin Ferraj dhe debatet në mediat në Kosovë. Mund edhe mos të pajtoheni me grevën dhe me Rrahman Jasharajn por duhet të respektoni të drejtat e tyre njerëzore e që në rastin konkret po shkelen në mënyrë flagrante”, thuhet në komunikatë.

KMDLNj vlerëson se grevat duhet të jenë mjet i skajshëm dhe duhet të përdoren të gjitha mundësitë tjera para se të shkohet në grevë.

“KMDLNj e përkrahë çdo grevë që organizohet në përputhje me ligjin dhe greva e SBASHK-ut ështe në përputhje të plotë me ligjin. Ndërkaq, sa i përket orientimit kombëtar të Rrahman Jasharaj, duhet të jeni i çmendur e të besoni çka thotë Elvis Hoxha. Qeveria as që ka treguar interesim të vendosë një dialog social dhe të bashkëpunimit me SBASHK-un, përkundrazi, me të gjitha mjetet është përpjekur ta thyejë grevën duke e përçarë sindikatën për ta futur pastaj nën kontrollë”./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.