Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Shqipëria publikon listën, konfirmohen ftesat për Mujën e Dakun

Gazeta10
01 September 2023 - 16:38

Selektori i Shqipërisë, braziliani Sylvinho ka publikuar të premten listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Në listën prej 25 futbollistëve të ftuar nga Sylvinho nuk kanë munguar as risitë. Ndërsa, risitë më të mëdha janë ftesat për sulmuesit nga Kosova, Arbnor Muja e Mirlind Daku.

Të dy këta, janë pajisur me pasaportë shqiptare së fundmi për t’u vënë në dispozicion të trajnerit Sylvinho. Ata janë larguar nga Kosova pasi ishin të pakënaqur me trajtimin që i është bërë.

Muja është pjesë e Antwerpit të Belgjikës, ndërsa Daku bën karrierë në Rusi te skuadra e Rubin Kazanit. Shqipëria, të hënën nis grumbullimet për ndeshjet që do t’i ketë me Çekinë dhe Poloninë për kualifikimet në Evropianin e vitit të ardhshëm.

Duelin e parë, Shqipëria e luan më 7 shtator, ku në Pragë do të përballet me Çekinë. Ndërsa, tri ditë më vonë, e pret Poloninë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Këto ndeshje i takojnë Grupit E kualifikues, në të cilin Shqipëria është e dyta me 6 pikë të mbledhura pas tri ndeshjeve të zhvilluara. Grupit i prinë Çekia me 7 pikë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.