Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Qeveri e paaftë” –  Halimi: Në vend se të flasim për digjitalizim të shkollave, prindërit duhet vrapuar nëpër librari

Gazeta10
03 September 2023 - 15:05

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar ndaj Qeverisë, duke thënë se ua ka shtuar një brengë prindërve, derisa në një ditë vikendi si sot, u duhet të vrapojnë nga një librari në tjetrën, e të presin në radhë të gjata, për librat që shpesh edhe nuk mund t’i gjejnë.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se tani në vend se të flisnim për digjitalizim të shkollave e inteligjencë artificiale, sikur krejt bota e zhvilluar, na duhet të përballemi me këto sajesa e harrnime të një Qeverie të paaftë!

Postimi i saj i plotë:

Sot është e diel, vikendi i parë i shtatorit, mot i jashtëzakonshëm, mundësi ideale që prindërit të kalojnë kohë pushimi me fëmijët e tyre, në Parkun e Gërmisë apo kudo tjetër. Mirëpo Qeveria që komplikon gjithçka, ua ka shtuar një brengë më shumë, duke i detyruar të vrapojnë nga një librari në tjetrën, e të presin në radhë të gjata, për librat që shpesh edhe nuk mund t’i gjejnë.

Kjo nuk do të ishte temë sikur të kishim një Qeveri të përgjegjshme dhe të dijshme. Tashti në vend se të flisnim për digjitalizim të shkollave e inteligjencë artificiale, sikur krejt bota e zhvilluar, na duhet të përballemi me këto sajesa e harrnime të një Qeverie të paaftë!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.