Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dogana sekuestron 209 pako me barna të kontrabanduara në Prishtinë

Gazeta10
15 August 2026 - 11:45

Dogana e Kosovës ka sekuestruar 209 pako me barna të kontrabanduara gjatë një kontrolli në një barnatore në Prishtinë.

Sipas njoftimit në Faceboook, kontrolli është realizuar të enjten,  pas informatave të pranuara nga qytetarët.

Gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar një hapësirë të modifikuar dhe të fshehur brenda objektit, ku ishin vendosur barnat.

“Të gjitha barnat e gjetura në këtë hapësirë janë sekuestruar, ndërsa rasti do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe procedurat përkatëse. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe tregtisë së kundërligjshme, si dhe në mbrojtjen e shëndetit publik dhe të tregut të ligjshëm”, thuhet në Facebook

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.