Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Avokati i PDK-së për vendimin e Kushtetueses, për pezullimin e ligjit të Tatimit në Pronë: Mashtrimi nuk kalon

Gazeta10
04 September 2023 - 16:36

Avokati i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Fetahu  ka reagauar në rrjetin social Facebook pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Masë të Përkohshme, për ligjin për Tatimin në Pronë. Ai është shprehur i gëzuar për pezullimin e këtij ligji, tek sa është shprehur se falja e borxhit, që i vihet në barrë komuave, është një mashtrim dhe se si i tillëm nuk mund të kaloj.

“Mashtrimi nuk kalon!Ashtu edhe siç pritej, sot Gjykata Kushtetuese kumtoi vendimin e saj për miratimin e kërkesës për vendosjen e masës së përkohshme për pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të dispozitës ligjore lidhur me faljen e tatimit në pronë, e cila brenda vetes fshihte mashtrimin e madh të një qeverie të tërë, që meritat për falje i kishte përvetësuar, e detyrimin për pagesën e tatimin ua la në barrë komunave.Prandaj, jam i gëzuar që si Përfaqësues i Autorizuar i Komunës së Prizrenit, hartova dhe ndërtova rastin pranë kësaj gjykate si dhe kërkesën për masë të përkohshme që sot u miratua.Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit Nr.08/L-224 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, paraqet rastin e parë që një komunë, sipas autorizimit kushtetues, ngre një rast në Gjykatën Kushtetetuese sepse është hera e parë që pushteti qendror cenon përgjegjësitë komunale dhe zvogëlon të hyrat e të gjitha komunave të Kosovës. Ky ligj, si ti tillë, nuk e kalon dot testin e kushtetutshmërisë.Ballafaqimi i kësaj qeverie dhe shumice parlamentare me qytetarët për rritjen e tatimit në pronë si rezultat i vlerësimit të ri të pronave – i realizuar Minsitria e Financave (2022), është i domosdoshëm. Ky mashtrim, as nuk mund të fshehet e as nuk mund faturohet komunave.Qytetarëve, tatimin në pronë ua ka ngrit qeveria dhe komunat në këtë pikë nuk e kanë asnjë përgjegjësi. E vërteta do të dalë në fund. Dhe për këtë do të angazhohem fuqishëm deri në fund të procesit”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.