Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rasti i invalidit nga Vajniku, kryetari i Skenderajt premton mbështetje

Gazeta10
05 September 2023 - 19:02

Pas raportimit të Kanal 10 mbi kushtet në të cilat jeton familja Imeri nga fshati Vajnik i Skenderajt, televizioni i gazetarëve në një lidhje direkte në emisionin “Raport”, me Naim Sadikun ka marrë qendrimin e kryetarit të komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka premtur mbështetje për këtë familje.

Në lidhje me rastin e invalidit të UÇK-së, Nura ka thënë se personi në fjalë nuk ka bërë kërkesë zyrtare ashtu siç e do procedura ligjore.

Sipas tij komisioni do të vendos në lidhje me këtë rast pasi del në terren dhe bënë raport.

Enver Imeri për Kanal 10  ka rrëfyer për vështirësitë me të cilat ai dhe bashëshortja e tij përballen për çdo ditë në fshatin Vajnikë.

Çifti tregon se shtëpinë ku tani jetojnë është e ndërtuar nga një shoqatë daneze.

“Shtëpinë ku jetojmë na e kanë siguru një shoqatë daneze edhe është e vështirë në këtë moshë që jemi na me ja dal me këto kushte që jetojmë”, ka thënë ai.

I moshuri Enver Imeri  për Kanal10 ka treguar se është invalid i luftës së UÇK-së dhe se gjendja shëndetësore e tij është e rënduar dhe të ardhurat e tij nuk mund t’i mbulojnë as shpenzimet tjera të jetesës.

“Me ardhë me nejt ju këtu është tmerr, sidomos natën është krejt terrë, unë jam veteran i luftës, nuk ja ka ni kërkujt hiq për mua, gjendja ime është shumë e rëndë”, ka thënë ai

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.